Ivanka Trump merret në pyetje nga gjykata, për çfarë akuzohet

Ivanka Trump merret në pyetje nga gjykata, për çfarë akuzohet

288
0
Shares

Vajza dhe njëkohësisht këshilltarja e presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump është marrë në pyetje nga gjykata për keqpërdorim të fondeve jofitimprurëse të një inaugurimi të bërë katër vite më parë.

Ishte Karl Racine nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Qarkut të Kolumbisë i cili pretendoi në një proces gjyqësor të janarit 2020 që biznesi i pasurive të patundshme të Donald Trump dhe subjekte të tjera në pronësi të tij kishin keqpërdorur fonde jofitimprurëse për të pasuruar familjen Trump.

Racine pretendon se organizata jofitimprurëse “Komiteti i 58-të Presidencial” paguajti më shumë se 300,000 dollarë në një rast për të mbajtur një pritje private në hotelin ‘Trump’ për tre fëmijët më të mëdhenj të presidentit Jr., Ivanka dhe Eric, në mbrëmjen e inaugurimit të 20 janarit 2017.

Nga procesi gjyqësor kërkohet të rikuperohen 1 milion dollarë që dyshohet të kenë shkuar drejtpërdrejt në biznesin e familjes Trump.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY