Merkel:Turqia ka karakter agresiv dhe provokues, nuk ka përparime me BE

Merkel:Turqia ka karakter agresiv dhe provokues, nuk ka përparime me BE

34
0
Shares

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka konsideruar ‘agresive dhe ‘provokuese’ veprimet e Turqisë më Mesdhe dhe shtoi që kthimi i anijes kërkimore “Oruc Reis” në portin turk është një shenjë e mirë.

Gjatë një telekonference me anëtarët e Parlamentit Evropian dhe anëtarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE, gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE, Kancelarja Gjermane u shpreh se nuk mund të flitet për një përparim në marrëdhëniet BE-Turqi. 

“Ne kemi bërë shumë përpjekje në marrëdhëniet BE-Turqi. Ekzistojnë një numër pengesash dhe vështirësish që vazhdojnë të kthehen, kështu që duhet të presim që debati të shpaloset në dhjetor.” tha Merkel.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga deputetët e Greqisë dhe Qipros, Kancelarja Merkel tha se “Turqia në vitet e fundit ka marrë një rrugë që provokon shumë kritika në lidhje me vlerat tona, besimet tona.Ajo që po ndodh në Mesdhe, si drejt Qipros – dhe për çështjen e ribashkimit të Qipros dhe për çështjen e nxjerrjes së mineraleve, ka një karakter shumë agresiv ose, do të thoja, një karakter provokues, dhe është një shenjë e mirë që kjo anija, Oruc Reis u kthye në një port turkNe thamë se do ta adresonim çështjen përsëri në Këshillin Evropian në dhjetor dhe do të mendonim se si do të reagonim ndaj situatës. Kjo do të ndodhë më 10 dhe 11 dhjetor, siç kemi planifikuar ”, shtoi kancelarja.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY