“Ti kërkohet falje Veton Surroit”

Nga Aleksander Biberaj

Ne nje rast te pa-precedente gjate historise 30-vjecare te pas viteve ’90, Keshilli Bashkiak i Kukesit dhe Kryetari i Bashkise se Kukesit te frymezuar nga marrezite e Edi Rames dhe pushtetiti te tij injorant, vulgar dhe arrogant, ne menyre shume idiote dhe dashakeqe jo vetem ndaj Veton Surroit por Kosoves, dhe ne kundershtim katerciperisht me Ligjin, i hoqen intelektualit VETON SURROI, nder me te medhenjte qe ka sot kombi shqiptar, titullin “Qytetar Nderi” i Kukesit. Keshilli Bashkiak ka kompetence qe ta jape kete titull, por kurrsesi ta heqe ate, ate mund ta heqin vetem instancat eprore. Natyrisht qe ky nuk eshte aspak veprim i rastesishem dhe as pa dashje, por eshte veprim i porositur dhe urdheruar nga Edi Rama per te denigruar dhe poshteruar intelektualin e shquar kosovar, nje nder penat me te forta sot per sot te gjuhes shqipe, te patriotizinit, atdhe-dashurise dhe qytetarise kosovare. Veton Surroi ka treguar gjate gjithe karrires se tij se mbetet nje hap para shoqerise dhe disa hapa para politikes, simbol i pavaresise, integetetit dhe dinjitetit profesional, intelektual dhe njerezor. Jane pikerisht keto tipare te Veton Surroit qe e kane detyruar Edi Ramen te porosise kete maskarallek primitiv rural, dhe me e keqja, kur pa se cfare beri nga reagimi mbare shqiptar, vrapoi qe t’ia lere pergjegjesine drejtuesve dhe keshilltareve lokale super-injorante dhe te pa-arsimuar qe ai vete i ka emeruar, duke larguar te gjithe intelektualet kuksiane nga pushteti. Kush do ta besonte se Safet Gjici do t’ia hiqte titullin “Qytetar Nderi” Veton Surroit pa lejen dhe miratimin e Edi Rames!? Edi Rama vazhdon te kete nje raport te zhdrejte dhe nje urrejtje patologjike dhe te pasherueshme ndaj intelektualeve, penave te arta te shkrimit ne gjuhen shqipe, artisteve dhe profesoreve te universiteteve. Nese “shoku Enver”, lideri global Edi “nuk paska ditur gje” le ta shkarkoje Safet Gjicin dhe taborrin e tij qe e quan “keshill bashkiak” dhe le te zgjedhin qytetaret kuksiane drejtues intelektual dhe jo injorante pa shkolle si pushtetaret e 45-es qe e moren pushtetin me dhune dhe e mbajten per 46 vite ne menyre kriminale. Keto veprime i bente vetem Enver Hoxha qe pasi u jepte titullin shqiptareve apo te huajve, u’a hiqte ate vetem per arsye politike! Turp, mungese etike, papergjegjshmeri, injorance, dashakeqesi, anti-intelektualizem, anti-shqiptarizem, pabesi, arrogance, kjo eshte fytyra e vertete e Edi Rames dhe klikes se tij kriminale ne pushtet qe duhet rrezuar nje ore e me pare per te shpetuar kombin!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje