Basha rrefen skandalin: Rama i ofroi para dhe tendera ish komandantit te...

Basha rrefen skandalin: Rama i ofroi para dhe tendera ish komandantit te UCK te terhiqte fjalet e mira per Bashen

253
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha zbulon tentativen e kryeministrit per te joshur nje komandnat te UCk. Edi Rama ka dërguar sot emisar tek një ish-komandant i UÇK që t’i ofrojë tendera dhe para, vetëm që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për Lulzim Bashën, tha kreu i PD.

Pjese nga intervista:

Mentor Nazarko: E kam hedhur poshtë atë pretendimin pas të cilës, rastin e kasetës, ju keni pasur ndonjë interes për ta zhdukur. Unë e kam konsideruar si një lloj krijimi ose një propagndë..
Lulzim Basha: Fabrikim i pastër. Siç edhe doli.
Mentor Nazarko: Po truk propagandistik për të hequr vëmendjen nga problemet aktuale dhe për ta. Po ka një pyetje që del natyrshëm. Se ju thatë që nuk hytë në politik i varfër se keni marrë nga angazhimet e mëparshme ndërkombëtare. Ndërkohë që ka nevojë për sqarim sepse çdo ekran ka atë pretendimin e vetë . Programi i zotit Peka ka pretendimin e vetë.
Lulzim Basha: Patjetër.
Mentor Nazarko: Edhe unë nuk po i referohem ça keni thënë në televizionet e tjera. Me çfarë roli keni pasur ju? Çfarë roli keni pasur ju kur ky zoti Bellanica ka pretenduar se jua ka dhënë ju kasetën? Me rolin e përkthyesit nuk mund të sigurohen ato të ardhura, kush ka përfytyrim për pagesat ndërkombëtare? Çfarë roli keni pasur ju në prill 99? Zoti Berisha thotë që ju keni qenë në atë skuadrën që ka hetuar Millosheviçin. Pastaj ka zëra që janë relativisht të besueshëm në Kosovë që keni pasur rolë drejtuesi operacional ose diçka të tillë. Kështu që ka rëndësi me e sqaruar këtë dhe nëse për transparencë sa ka qenë rroga atëherë, pra roli periudhë prill 99-të.
Enton Abilekaj: Këtë drejtues operacional e kanë thënë në emision.
Lulzim Basha: E kam thënë un vetë e kam deklaruar në CV-në , CV-ja është botuar që në 2004 është botuar në anglisht, 2005 kur jam bashkëngjitur komitetit të orientimit të politikave është botuar në shqip. Ju e mbani mend sepse ju e mbani mend kur ka dalë Sali Berisha ka deklaruar, ka lexuar CV-të e 42 anëtarëve të KOP-it, ka lexuar dhe CV-në time.
Mentor Nazarko: Çfarë keni qenë ju prill 99-të.
Lulzim Basha: atë po jap përgjigje, janë gjera publike ua kam thënë, nuk kam… jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite. Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr dhe këtë histori ja rrëzojnë miqtë e tij më të ngushtë, Dash Peza, Paton Haxhiu. Ja nxorën që janë shpifje. Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe I ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë.
Cim Peka: Kush është ky?
Lulzim Basha: S’kam ndërmend të ta them fare,
Cim Peka: Kush është ky, ish-komandant i UCK-së ?
Mentor Nazarko: Është etike, kjo lloj sjellje është korrekte.
Lulsim Basha: E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY