SHEHAJ/ Cfare fshihet pas ligjit per metrologjine, qeveria dha nje koncesion te...

SHEHAJ/ Cfare fshihet pas ligjit per metrologjine, qeveria dha nje koncesion te paligjshem

92
0
Shares

Qeveri Rama në mënyrë të fshehtë dhe të jashtëligjshme ka dhënë me konceisionin shërbimin për kontrollin e naftës, deklaroi sonte ne A show te Adi Krastes, ish drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj. Sipas Shehaj kompania që e ka marrë është ‘Noa Control shpk’ dhe se ligji per metrologjine po ndryshon pikerisht per kete arsye, te justifikojenkete koncesion.

“Shikojmë gjithmonë Presidentin e Republikës që ka tre vite që përmend Kushtetutën, që kthen ligjet në Parlament dhe askush nuk merr parasysh të analizojë dhe të thotë ore ky Ilir Meta a është serioz, le ti hapim letrar, e bën për opozite apo se u zgjua një ditë në mëngjes dhe tha do bëj një konflikt me Ramën. Unë po ju marr vetëm ligjin për metrologjinë që ktheu Presidenti në Kuvend.

Nëse ka turp më të madh pas Dividentit është pikërisht ligji për Metrologjinë.

Që vë në kontroll një nga sektorët me riskun më të madh në Shqipërim atë të naftës”, deklaroi Shehaj.

A e dini që qeveria Rama ia ka dhënë një kompanie me koncesion kontrollin e naftës që quhet ‘Noa Control shpk’, tha Shehaj.

Dhe kjo tentativë ka nisur që në vitin 2017. Ky është një konceision i jashtëligjshëm.

Shehaj ka shpjeguar edhe se si u inicua ndryshimi i ligjit per metrologjine.

”Në fillimi nuk donin ta jepnin këtë koncesin se ligji për metrologninë i jep të drejtë titullarit të institucionit të japë autoizime

Por pasi u pa nga ekspertët, i thanë qeverisë që nuk e bënë dot pasi ka një pikë në ligj ku thuhet që mund ta bëjmë ne këtë punë sepse ne kemi automjetet, dhe ishin shpenzuar 700 mijë dollarë.

Ndaj edhe u ndryshua ligji për Metrologjinë”, shpjegoi Shehaj ne syri tv./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY