Humb jetën nga covid mjeku Bledi Nini

Humb jetën nga covid mjeku Bledi Nini

301
0
Shares

Mjeku i njohur otolaringolog Bledi Nini ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, në Itali, ku ishte ku po merrte mjekim më të specializuar.

Sipas raportimeve të para, Nini nuk ka pasur sëmundje shoqëruese që të kenë ndikuar në përkeqësimin e tij, dhe ndarja e tij nga jeta vërteton dhe njëherë tjetër atë që është thënë derimë tani, se Covid 19, nuk kursen as moshat e reja.

Ndarjen e tij nga jeta e kanë ndjerë fort vec familjes edhe miqtë e tij. Pedagogu Erion Kristo e përshkruan atë si një mik të shkëlqyer.

“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve. Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla. Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më”, poston Kristo në rrjetet sociale./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY