EMRI/ Nderron jete nga koronavirusi mjeku nga Dibra

EMRI/ Nderron jete nga koronavirusi mjeku nga Dibra

214
0
Shares

Ka humbur jeten nga koronavirusi mjeku i njohur nga Dibra, Ibrahim Kazia.

Kazia, 68 vjec, ishte infektuar nga covid pak dite me pare dhe po merrte kurimin ne spital.

Ai nuk mundi te mbijetonte semundjes duke u ndare nga jeta kete mbremje.

Pneumologu Ibrahim Kazia prej muajsh ishte i vetmi mjek që trajtonte të gjithë të personat me covid nga Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli. Mjeku kishte 10 ditë që doli pozitiv dhe sot ishte intubuar si pasojë e gjendjes së rënduar. Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, doktor Kazia u shua. Ai ishte edhe president i Urdhrit Mjekut per qarkun.

Koleget e tij kane shprehur dhimbjen per humbjen e mjekut. “U prehsh në paqe dr. Ibrahimi. Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.

Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne”, thuhet nder te tjera ne mesazhin e tyre.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY