Ministrja e Arsimit, Kushi: 3 skenarët për arsimin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Kushi: 3 skenarët për arsimin parauniversitar

136
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha sot në një konferencë për mediat se qeveria ka 3 skenarë për arsimin parauniversitar: Skenari i pari është mësimi në bankat e shkollës, skenari i dytë është mësimi i përzierë dhe skenari i tretë është mësimi online. Ne aktualisht jemi në skenarin e parë.

Kushi tha se nxënësit janë më të sigurt në shkolla, se sa poshtë pallatit të shtëpisë.

“U hartua një udhëzues për të zbatuar të gjitha rregullat dhe masat. Protokolli i ministrisë zbatohet me përpikmëri në të gjitha shkollat tona. Në çdo ditë e dimë sa mësues apo nxënës janë të infektuar në çdo shkollë. Që nga dita e parë kam qenë në terren duke parë vijueshmërinë e procesit mësimor, por edhe si zbatohen masat anti covid. Kam bërë erdhe vizita të pa lajmëruara, sepse kur vjen ministrja për vizitë angazhimi i mësuesve dhe nxënësve është më i madh. Por kam bërë vizita të befasishme dhe rezulton që ndërgjegjësimi i nxënësve dhe mësuesve është maksimal. Shpesh herë e kam thënë që nxënësit janë më të mbrojtur brenda në shkollë, sesa kur dalin dhe kur luajnë poshtë pallatit. Ndërgjegjësimi është maksimal për të respektuar masat dhe për të raportuar çdo rast”, tha ministrja./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY