Manipulimi i viktimave, Rama shkarkohet nga përgjegjësia, e kalon atë tek mjekët

Manipulimi i viktimave, Rama shkarkohet nga përgjegjësia, e kalon atë tek mjekët

213
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka kaluar tek mjekët cështjen e manipulimit me numrin e viktimave nga covid duke ulur numrin e tyre përmes procesit të raportimit.

Rama vlerësoi se akuzat janë poshtërsi por në vijim tha se janë mjekët ata që përcaktojnë diagnozën e vdekjes e se ata mbajnë përgjegjësi deri penale për këtë gjë.

“Është e pamundur të fshihet numri i vdekjeve. Mjeku ka përgjegjësi për këtë gjë dhe të thuash këtë poshtërsi, duhet të mendosh ndër të tjera se mjekët na qenkan budallenj, që të shkelin ligjin për të ndryshuar diagnoza dhe kush do të përfitonte nga kjo, këtë do ta thoshte dikush që vë në lojë imagjinatën, që përdor edhe vdekjen në luftën për pushtet. Kjo gjë ndodh në të gjithë botën, ky proces është. Partitë politike nuk mund të vënë diagnoza”, tha Rama.

Një natë më parë mjektë në emisionin e debatit Open shpjeguan se mjekët nuk mund të bëjnë raportim fiktiv por ndërkohë kjo nuk qëndron për procesin e raportimit pasi në këtë proces përfshihen edhe hallka të tjera që mund të shtojnë apo identifikojnë diagnoza të tjera dhe përmes kësaj të kalojnë viktima nga shkaqet e vdekjes prej covid në arsye të tjera./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY