Bardhi: Rama përdor Taulantin për të larguar vemendjen nga fshehja e viktimave

Bardhi: Rama përdor Taulantin për të larguar vemendjen nga fshehja e viktimave

50
0
Shares

“Fshehja e numrit të viktimave të COVID-19, ka ngjallur debat edhe sot nderkohe qe ka reaguar Sekretari i Pergjithshem i PD,  Gazment Bardhi.

“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, shkruan Bardhi teksa ka postuar  edhe nje nderhyrje te policia e Elbasanit per te reaguar ne lidhje me nje te ashtuquajtur incident ne nje qender shendetesore ne Elbasan.

Pak me heret kreu i grupit parlamentar te Rilindjes njoftoi se ishte goditur nje qender shendetesore ne Elbasan dhe per kete beri me faj deklaraten e Bashes per fshehjen e viktimave.

“Sot është sulmuar me gurë Qendra e re Shëndetësore në Fushë-Mbret në Elbasan. Keqardhje se si politikanët e së keqes po frymëzojnë një klimë negative ndaj bluzave të bardha.

Lulezim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufinj moralë.

Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermeieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet.

Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë”, ka postuar Balla. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY