Arrestohet per shperdorim detyre ne Tirane, nje tjeter per narkotike sintetike

Arrestohet per shperdorim detyre ne Tirane, nje tjeter per narkotike sintetike

135
0
Shares

Policia e Tiranes ndaloi sot nje person me emrin Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Nisllaj u ndalua pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Nderkohe po sot policia e Tiranes ka arrestuar nje tjeter person i cili u kap duke transportuar narkotike sintetike.

“Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave që posedojnë lëndë narkotike, në Rrugën e Elbasanit kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin B. K. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar lënde narkotike sintetike. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia e Tiranes. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY