COVID/ Këngëtarja e njohur shtrohet në Infektiv

COVID/ Këngëtarja e njohur shtrohet në Infektiv

318
0
Shares

Këngëtarja Justina Aliaj është infektuar me koronavirus dhe është shtruar në Infektiv në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Për këtë ka reaguar edhe miku i saj Sokol Parruca, i cili shkruan se po vuan nga mungesa e frymëmarrjes në spitalin Infektiv dhe i bën thirrje publike mjekëve që ta shpëtojnë.

“Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin  infekti. E gjithë  vëmendja jonë është  tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo , se ti je tip kurajoze …e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete. Dhe ia ke dalur…Dhe sot do ia dalësh. Ti e din , se të gjithë jemi aty me ty , të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë , siç na ke dhënë ti me artin tënd , shpirtin tënd.Të nderuar mjek !   Sot , para jush qëndron e shtrirë një heroine , një aktore e madhe , një artiste e madhe , një njeri i madh…ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni  JUSTIN”, shkruan miku i saj Sokol Parruca./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY