Pse largohen nga Shqipëria Ermelinda dhe Juniku

Pse largohen nga Shqipëria Ermelinda dhe Juniku

178
0
Shares

Qe nga vitit 2013, mendohet te jenë larguar nga vendi me shume se 500 mije persona. Nga mungesa e besimit, e shpresës apo në përpjekje për të ndërtuar një ëndërr, një të ardhme më të mirë për veten e fëmijët, apo ne rastin me te keq nga frika per jeten e vete dhe te familjeve te tyre shqiptarët po dynden çdo ditë drejt Europës dhe Amerikes.

Ajo që eshte me shqetësuese është qe bashke me turmen qe po largohet jane edhe një shtrese të kualifikuar, e profesionistëve, e atyre që mund të kontribuonin shumë për vendin.

Juniku dhe Ermelinda Seci, janë një çift i ri që kishin enderruar te mbaronin arsimin e larte te krijonin familje ne shqiperi dhe te kontribonin ne Shqiperi sa do pak me njohurite e fituara. Por per shkak te politikis se mbrapshte qe ka qeverisur Shqiperine ata jane detyruar te harrojne cdo enderr dhe te braktisin Shqiperine dhe familjet e tyre per te filluar nje jete te re dhe nje enderr te re.

Ermelinda kishte mbaruar studimet e larta niveli master profesional ne mesuesi ne histori per arsimin e mesem. Qe me mbarimin e studimeve te larta nivel Bachelor, ajo kishte kerkuar dere me dere zyrave te administrates per nje vend pune si mesues por te gjitha dyert mbylleshin njera pas tjetres, historia perseritet e njejte edhe pas mbarimit te masterit dhe licences profesionale dhe e tille mbetet deri ne momentin qe ajo largohet nga Shqiperia.

Juniku, inxhinier mekanik, qe punonte prej me shume se 11 vitesh ne Hidrocentralin e Fierzes, edhe pse kishte experience te konsiderueshme as ai nuk e kishte te lehte punen, pasi here pas here ai eshte gjetur ne kushtet e diskriminimit nga eproret e tij.

Juniku dhe Ermelinda dhe shumë të tjerë si ata, mjekë, infermierë, inxhinierë, po ikin çdo ditë nga vendi. Nuk janë më emigrantët pa shpresë të viteve ’90, por janë emigrantët që bënë gjithçka për të ndenjur ne vendin e tyre, derisa humbën shpresën. Ata janë të zhgënjyerit e Politikes se gabuar që nuk i çon gjërat në vendin që u takon; dhe sot pas 30 vitesh hapje e demokraci, nuk ka siguri për punën, për jetën, për shëndetin. “Pak janë ata njerëz në Shqipëri që punën e kanë të sigurt. Edhe pas shumë viteve pune akoma te duket sikur emri jot eshte I shenuar me laps dhe pritet nga momenti ne moment mbi te vihet goma dhe ta fshije, goma eshte ne doren e dikujt qe nuk eshte as I pergatitur dhe as qe I behet vone per vendin e vet. Ajo gome po fshin te ardhmen e Shqiperise. Jeta është dhurata me e çmuar që kemi. Zoti na e ka dhënë për ta shijuar dhe për ta jetuar. Unë dua që jeta ime dhe e familjes sime të jetë e sigurt. Politika ka kapur ne tentakulat e saj cdo gje, ka mbjellur vetem urrejtje dhe percarje. Per shkak te bindjeve te mia politike une perjetova ndjenjen me te frishkshme ne jete, rrezikimin e humbjes se foshnjes time pasi me 10.shtator.2019 une rashe pre e dhunes fizike e ushtruar nga nje grup te rinjsh. Ajo dite la pasoja te pashlyera ne mendjen time, qe nga ajo dite un nuk arrija ta mendoja jeten time ne nje vend te tille, ku asgje nuk eshte e sigurte. Mire une po femija im pse duhet te linde i denuar per te jetuar te njejten gje qe kalova une” shprehet Ermelinda.

Po çfarë presin të gjejnë në vendet ku ata emigrojnë kjo kategori që kërkon të nisë një jetë të re dhe a zhgënjehen kur shkojnë atje? “Gjeta një kulturë tjetër. Njerëz të edukuar dhe që respektojnë ligjin. Njerëz që e duan punën dhe e respektojnë njeriun e punës. Institucione që njohin dhe zbatojnë ligjin me seriozitet, por dhe me dashamirësi. Një ambient të pastër, pa zhurma dhe ndotje. Arsim me standarde te larta, pasi arsimi eshte e ardhmja e nje vendi. Shëndetësi cilesore dhe jo te korruptuar, si ne Shqipëri ku sherbimi i ofrohet vetem atij qe paguan”, thote Ermelinda.a.b /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY