Greqia shtyn masat kufizuese me Shqiperine

Greqia shtyn masat kufizuese me Shqiperine

358
0
Shares

Rritja e infektimeve ne Shqiperi ka bërë që qeveria greke të shtyjë deri në datën 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, sikurse ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se personave që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë do u kërkohet të kenë një rezultat negativ të testit molekular të kryer jo më shumë se 72 orë përpara.

Ndërkohë pas kalimit në vendin fqinj ata do duhet të karantinohet për 7 ditë në banesën e tyre.

“Qeveria greke ka vendosur të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike. Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në vend.

Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.  Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.

Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë”, thuhet në njoftim e ministrise se Jashtme greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY