Mjeku Skender Brataj tregon format e reja te covid, prek cdo pjese...

Mjeku Skender Brataj tregon format e reja te covid, prek cdo pjese te trupit

476
0
Shares

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha sot gjate nje trajnimi me mjeke e infermiere se koronavirusi po vijon të bëjë mutacionet e veta.

Ai ka theksuar se fatmirësisht këto mutacione nuk janë agresive. Ndër të tjera ai ka theksuar se komplikacionet më të mëdha virusi i shkakton tek mushkëritë por kap edhe organe të tjera të trupit.

Ndryshimet janë jo vetëm në membranën sa i përket proteinës, por edhe enzima që bën aktivizimin e proteinës, në membranën ku kapet Covid. Ka lëshuar mutacione më të ngadalta. Është fakt pozitiv. Kap çdo organ, nuk është thjesht i mushkërive. Shenjat e simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi.

Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij virusi.

Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur.

Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese.

3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet.

7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit.

Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurës, e buzëve qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket.

Me këtë sëmundje që jemi sot triazhi është thelbësor dhe te pacienti që dyshohet se jo çdo dhimbje e kollë është Covid. Do e orientojmë të izolohet se është i dyshuar”, është shprehur Brataj.

Gjithashtu Brataj ka bërë me dije se është e rëndësishme që pacientët me Covid të mos qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë.

“Qëndrimi shtirë është faktor favorizues më shumë, sado në moshë të jenë këshillojini të lëvizin e mos rrinë shtrirë 24 orë”.

Sipas Brataj kur ke forma te lehta te virusit nuk këshillohet të bëhet imazheri, pas  5 ditësh i këshilloj njerëzit të bëjnë analizat e gjakut, ato janë indikatorë, tha ai.

Brataj deklaron se me rëndësi për mjekun është të kuptojë çfarë pacienti ka përballë, dhe si e përballon nga ana emocionale lajmin për prekjen nga koronavirusi, apo faktin që mund të ketë vështirësi në  frymëmarrje.

“Vështirësia në frymëmarrje, duhet të ketë dy momente që duhet ti ndajmë, sa i ndjeshëm është pacienti, pra sa veta ju marrin në telefon në ditë ju thonë jam me Covid vetëm se kanë qenë kontakt, duhet të jetë një terapi qetësuese që heq ankthin”, ka thënë ndër të tjera Brataj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY