Fqinjët të mbytur nga COVID, nuk ndalet virus

Fqinjët të mbytur nga COVID, nuk ndalet virus

115
0
Shares

Vazhdon me ritme të shpejta rritja e rasteve të reja me koronavirus të regjistruara në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi.

Ekspertët e shëndetësisë kanë njoftuar se në RMV, në 24 orët e fundit janë shënuar 862 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i jetëve të humbura raportohet të jetë 14.

Shkupi kryeson si ‘vatra’ kryesore e SarsCov2  me 390 raste, ndjekur nga Prilepi me 55, Veles 54 dhe Tetova 48 raste.

Ndërkohë situata nuk duhet të jetë e mirë as në Greqi ku autoritetet kanë konfirmuar 1211 raste të reja me koronavirus dhe 12 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

114 pacientë sipas autoriteteve shëndetësore po trajtohen të intubuar, ndërsa 284 kanë dalë nga njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i përgjithshëm i infektimeve që nga fillimi i pandemisë në Greqi është 35,510.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY