Basha: BE e dha mesazhin për krimin elektoral të 2017-s me vlerësimin...

Basha: BE e dha mesazhin për krimin elektoral të 2017-s me vlerësimin për gazetaren Lala

52
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter për çmimin që BE i akordoi gazetares Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”.

Sipas Bashës kjo është një tjetër dëshmi që vërteton se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota.

Basha tha që faktet janë në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia nuk vepron pasi është kapur nga Edi Rama.

Basha shpreh vlerësim për investigimin e gazetare Klodiana Lala e shton që BE e ka dhënë mesazhin që drejtësia duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të cojë përpara drejtësisë organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017.

Ai cilëson ndëshkimin e krimit elektoral të vitit 2017 si një nga 15 kushtet kryesore për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY