Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta zbulon emrat e 10 aplikantëve që dërgon...

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta zbulon emrat e 10 aplikantëve që dërgon në KED

129
0
Shares

Presidenti Ilir Meta këtë të premte i ka dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e re me 10 kandidatë me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat kreu i shtetit ka publikuar listën me emrat e aplikantëve që synojnë këtë post.

“Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (14.10.2020), rezulton se për plotësimin e këtij vendi vakant kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesin shtetasit e mëposhtëm”:

  1. Z.Aleksadër Toma
  2. Z.Altin Binaj
  3. Znj.Aldona Sylaj
  4. Znj.Ardita Buna (Alsula)
  5. Z.Eugen Papandile
  6. Z.Ilir Haznedari
  7. Z.Klajdi Mone
  8. Znj.Orkida Totojani
  9. Z.Përparim Kalo
  10. Z.Shaqir Hasanaj

Sipas presidentit Ilir Meta, lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, “do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY