Përplasje virtuale/Rama pa argumenta, Basha ultimatum: Vendi i mbytur nga plehrat, trego...

Përplasje virtuale/Rama pa argumenta, Basha ultimatum: Vendi i mbytur nga plehrat, trego ku i ke çuar 70 mln euro

80
0
Shares

Ka reaguar kryeministri Rama pas daljes me gazetarët të kreut të opozitës, Lulzim Basha ditën e stme.

Permes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Basha vazhdon të ngatërrojë investimin privat me atë shtetëror me 29€ për ton.

Rama: Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!

Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!

Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare!

Por i menjehershem ka qene dhe reagimi i kreut demokrat i cili i kerkon qe te lejë viktimizimin, por të tregojë se ku kanë shkuar 70 milionë eurot që shteti ka dhënë, ndërsa Shqipëria është e mbushur plot me plehra.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY