INTERPOL publikon foto të tjera të Dritan Rexhepit, bos i trafikut të kokainës nga Amerika Latine

Ndaje

INTERPOL ka nxjerrë disa foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, vlonjatit 40-vjeçar që po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador mbi të cilin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga Belgjika.

Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë. INTERPOL e cilëson atë si në nivelin e kuq të rrezikshmërisë pasi ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentash pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.

Pikërisht emri i tij lidhet me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij Astrit Prenga rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Ky i fundit për shenjë presioni urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga dhe organizatorët nga 3 grupe kriminale e dhunuan aq keq atë sa dyshohet se i kanë marrë jetën. Trupi i tij edhe sot nuk është gjetur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje