“Forma të tilla proteste janë krejt të panevojshme”, Rama ‘dorëzohet’ për naftëtarët:...

“Forma të tilla proteste janë krejt të panevojshme”, Rama ‘dorëzohet’ për naftëtarët: Nuk kam zgjidhje

91
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, nga konferenca për zhvillimin ekonomik në vend, foli edhe për situatën në të cilën ndodhen naftëtarët e Ballshit.

Rama tha se kjo është një marrëdhënie private mes subjektit dhe naftëtarëve ndërsa shtoi se përpjekjet e tij në këtë mes kanë qenë ekstra.

Rama tha se aktualisht qeveria nuk e ka një zgjidhej në dorë,  ndërsa shtoi se ndonëse është detyra e naftëtarëve për të bërë grevë, “është një mundim krejt i panevojshëm”.

Unë e kam dhënë përgjigjen time. Nuk është një marrëdhënie me shtetin. Deri më tani nuk e kemi zgjidhjen dhe nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private. Është një marrëdhënie private. Të gjitha që kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra. Do të kishin 7 vite në këtë situatë. Nuk ka nevojë të them me fjalë shqetësimet që kam për to. Format e tilla të protestës nuk duhen bërë me mua. Është e drejta e tyre për të bërë grevë. Është një mundim krejt i panevojshëm. Më vonë do të japë të gjitha përgjigjet”, tha Rama.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY