Vrasja e Bujar Çelës/Detaje nga hetimet: Nuredin Dumani pati konflikt me vëllain...

Vrasja e Bujar Çelës/Detaje nga hetimet: Nuredin Dumani pati konflikt me vëllain e viktimës

168
0
Shares

Prokuroria dhe policia e Elbasanit dyshojnë se Nuredin Dumani ka ekzekutuar vëllain e Bujar Çelës në Elbasan, si shkak i përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës.

Hetuesit kanë identifikuar Dumanin përmes kamerave të sigurisë dhe shenjave të gishtave të gjetura në lokalin ku u vra vëllai i Talo çelës.

Për ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, policia dhe prokuroria kanë shpallur në kërkim Nured Dumanin, ndërsa dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për shkak të përplasjes mes grupeve kirminale për prishjen e pazareve të drogës.

Sipas policisë , 62-vjeçari Çela u qëllua për vdekje nga Nuredin Dumani, një emër i njohur për drejtësinë pasi është në kërkim për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia në Durrës.

Ai akuzohet së bashku me vëllain e viktimës, Talo Çela, se kanë kryer ekzekutimin e dyfishtë. Por hetuesit kanë dyshime se, mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje kohët e fundit, duke sjellë edhe ekzekutimin e Bujar Çelës mëngjesin e 17 shtatorit.

Sipas prokurorisë  konflikti ka nisur për vrasjen e Klevis Kapllanajt  në Rrogozhinë mbrëmjen e 13 shtatorit që njihej si mik i Dumanit.

Për identifikimin e Dumanit, prokuroria ka zbardhur kamerat e sigurisë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe shenja gishtërinjsh që kanë çuar hetuesit në gjurmët e 37-vejçarit. Një tjetër pistë ku janë përqendruar hetimet është edhe përfshirja e Erjon Alibejt i arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të tjera në Elbasan.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY