Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar në Durrës, identifikohet dhe shpallet në...

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar në Durrës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

63
0
Shares

Një 40-vjeçar, banues në Mirditë është shpallur në kërkim nga policia pasi orët e para të së martës plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar.

Njoftohet se G. S., më 6 tetor, rreth orës 01:00, ka pasur një konflikt të çastit për motive të dobëta me 36 vjeçarin E. T., në fshatin Gjuricaj, Ishëm.

Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim. 36-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY