Rikthehet Zani Çaushi, ja çfarë kërkon nga Gjykata

Rikthehet Zani Çaushi, ja çfarë kërkon nga Gjykata

77
0
Shares

Rishfaqet sërish në dyert e gjykatës së Korçës, Myrteza Çaushi, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”. Pas dështimit në muajin korrik 2020 për të marrë një lirim me kusht, Myrteza Çaushi, në muajin shtator, i është kthyer sërish proceseve gjyqësore.

Kjo pasi në 29 shtator 2020 i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Korçës, duke kërkuar nga kjo e fundit që ti përllogarisë saktësisht, ditët e vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës.

Aktualisht çështja është regjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj. Pritet që në ditët në vijim, ky gjyqtar të përllogarisë me saktësi se sa vite burg ka vuajtur Myrteza Çaushi.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm, por kërkon lirimin me kusht nga qelia, pasi ka kryer ¾ e dënimit në burg. Gjatë seancës në muajin korrik 2020, Zani Çaushi ka kërkuar që të hapet çështje penale sepse sipas tij i janë llogaritur saktë koha e dënimit të vuajtur. “…unë kam vuajtur më shumë se 31 vjet dhe jo 25 vjet siç e kanë paraqitur tek dinamika IEVP-së Korçë…”-deklaroi Myrteza Çaushi, para gjykatës gjatë debatit në muajin korrik.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY