Në izolim në Kukës, zbulohet kush personazh i njohur ka shkuar ta...

Në izolim në Kukës, zbulohet kush personazh i njohur ka shkuar ta vizitojë Fjolla Morinën: Jam aty për ty

83
0
Shares

Këngëtarja Fjolla Morina është e izoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës “arrest shtëpie” për shkak se u kap me 2 pistoleta në makinë teksa tentonte të kalonte kufirin me Shqipërinë.

Mediat kanë publikuar foto e video të ndryshme nga shtëpia ku këngëtarja po kalon izolimin dhe në to ajo shfaqej shumë e qetë.

Ndërkohë mësohet se kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndrojë pranë mikes së saj në çdo moment. Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah. Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.

“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY