Me dozat e drogës gati për shitje, 32-vjeçari në Tiranë nuk i...

Me dozat e drogës gati për shitje, 32-vjeçari në Tiranë nuk i shpëtoi dot kontrollit

66
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në pranga ka rënë poseduesi dhe shpërndarësi i drogës, 32-vjeçari D. D., të cilit gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur doza të bëra gati për shitje.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, kishte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Bill Klinton”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY