Pritet stuhi dhe reshje shiu: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shkresë 5...

Pritet stuhi dhe reshje shiu: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shkresë 5 prefekturave, merrni masa

112
0
Shares

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.

Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes thuhet se është kërkuar gatishmëri e të gjitha strukturave të pushtetit lokal dhe të merren masa parandaluese për zonat më të rrezikuara.

Njoftimi:

AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër

Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim

AKMC apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale

AKMC – prefekturave: Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë

AKMC- prefekturave: Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.

Moti i keq, AKMC: Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku

AKMC shkresë prefekturave: Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal

AKMC: Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY