Cikloni i merr jetën fermerit shqiptar në Greqi, gjendet pas disa orësh...

Cikloni i merr jetën fermerit shqiptar në Greqi, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i pajetë

99
0
Shares

Një nga viktimat e motit të keq në Greqi është shqiptar. Mediat greke raportojnë se një fermer 63-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur pak më parë në Karditsa.

63-vjeçari po kërkohej që prej ditës së djeshme nga djali i tij, ndërsa sot është gjetur i pajetë nga ekipet e shpëtimit.

Kështu, numri i të vdekurve nga moti i keq ka shkuar në dy, ndërsa hetimet vazhdojnë për 40-vjeçaren e cila u tërhoq zvarrë me makinën e saj nga lumi Pamisos në Mouzaki.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY