Humb jetën efektivi i policisë, para dy javësh COVID-19 i mori edhe...

Humb jetën efektivi i policisë, para dy javësh COVID-19 i mori edhe të atin

53
0
Shares

lir Nerguti, efektiv në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.

Mësohet se Nerguti ishte shtruar prej ditësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se viktima është babai i dy fëmijëve.

Gjithashtu mësohet se para 2 javësh viktima ka humbur babain i cili po ashtu ishte infektuar me COVID-19, ndërsa ishte i shtruar tek “Infektivi”.

Që nga fillimi i pandemisë, kanë humbur jetën 7 oficerë policie.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY