SKEMA/Kush është “koka” e kartelit më të madh shqiptar të kokainës, porositësi...

SKEMA/Kush është “koka” e kartelit më të madh shqiptar të kokainës, porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës

233
0
Shares

Dritan Rexhepi është personi në krye të kartelit më të madh shqiptar të drogës, që u shkatërrua sot pas një operacioni ndërkombëtar, që u shtri në 10 shtete.

Rexhepi, i njohur si “mjeshtri i arratisjeve” , pasi ka arritur të largohej nga burgjet e tre shteteve, vuan tashmë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Ekuador.

Ndërkohë, Rexhepi dyshohet edhe si porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës.

Ky i fundit u rrëmbye më 17 janar në Kamëz, ndërsa dyshohet se ka vdekur si pasojë  e dhunës së ushtruar nga rrëmbyesit, por trupi i tij nuk është gjetur ende.

Po ashtu, Dritan Rexhepi akuzohet edhe për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit tre vite pas arratisjes nga një burg i Belgjikës.

Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi siguronte lëndën narkotike nga Ekuadori, e cila sillej në rrugë ilegale në Europë dhe këtu shpërndahej më pas nga grupi i Eldi Dizdarit, i cili njihet ndryshe edhe si Denis Matoshi.

Raportohet se nga operacioni “Los Blancos” janë sekuestruar 5 milion euro si edhe 4 ton kokainë, duke përbërë kështu një ndër goditjet më të forta ndaj grupeve kriminale shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY