“Isha në gjendje shumë kritike”, Rikthehet në Kuvend deputeti që fitoi bejetën...

“Isha në gjendje shumë kritike”, Rikthehet në Kuvend deputeti që fitoi bejetën me Covid

99
0
Shares

Deputeti Enver Roshi ka folur për herë të parë në Kuvend pasi fitoi betejën me koronavirusin. Në fjalën e mbajtur, Roshi shprehu mirënjohjen për mjekët dhe këdo që e mbështeti në këtë betejë me virusin e rrezikshëm.

Mjeku me rekomandoi të flisja ulur, por në respektin tuaj për mbështetjen që më dhanë në situatën time shumë kritike shëndetësore ngrihem këtu për të shprehur mirënjohje për kurajon, angazhimin dhe motivimin për të jetuar.

Jo vetëm juve, jam shumë i emocionuar pasi kalova një situatë të rëndë shëndetësore. Dua t’u shpreh mirënjohje mjekëve dhe qytetarëve që më kanë shprehur mbështetjen dhe mirënjohjen. Kjo situatë e Covid  ka të bëjë me ndryshimet në mjedis.

Po kalojmë në stinën e virozave dhe bashke më të është edhe Covid. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e jetës së tyre. Të dëgjojmë këshillat mjekësore nga profesionistët. Ka ikur koha që te merremi me llafe”, tha ai.

Kujtojme se Roshi u mjekua ne Turqi ne nje klinike private te cilen nuk hezitoi ta rekomandonte duke nxjerre hapur shendetesine tone si te keqe.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY