34-vjeçarja që u vra nga ish-kunati nënë e një vajze 8 vjeçe,...

34-vjeçarja që u vra nga ish-kunati nënë e një vajze 8 vjeçe, zbulohen konfliktet e fundit

293
0
Shares

Jetmira Hasani është qëlluar me dy plumba pushke nga kunati i saj Agron Tanushi, mbrëmjen djeshme në Bathore, ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sy të fëmijës së saj.

Viktima ishte nënë e një vajze 8 vjeçe, e cila tashmë ngeli jetime, ndërkohë që babain e ka në Greqi. Mësohet se pas divorcit 5 vite më parë, viktima jetonte në katin e dytë të banesës, ndërsa familja e ish-burrit ne katin e parë, ndërkohë që gjatë gjithë kohës kishin probleme mes tyre.

Raportohet se familja e ish-burrit ka tentuar që ta nxjerrë me forcë disa herë nga shtëpia Jetmirën, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme 34-vjeçarja kishe bërë plaçkat gati të shtëpisë, duke braktisur familjen e ish-burrit, për të shkuar tek njerëzit e saj.

Nga dëshmitë e fqinjëve, thuhet se në oborrin e banesës kishte nisur një konflikt mes saj dhe ish-kunatit, pasi ky i fundit pretendonte se 34-vjeçarja kishte ndotur me qëllim katin e parë. Kaq mjaftoi që ai të hynte në banesë qe të merrte armën e krimin, dhe të zbrazte ndaj ish-kunatës 4 plumba, duke e lenë të vdekur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY