FOTO/Dalin pamjet nga vendi ku u vra i riu nga Rrogozhina, dy...

FOTO/Dalin pamjet nga vendi ku u vra i riu nga Rrogozhina, dy vjet pas kthimit nga Italia

128
0
Shares

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Rrogozhinë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari Klevis Kapllani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj.

33-vjeçari rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Ai kishte 2 vite që ishte kthyer në Shqipëri ku nuk rezulton të ketë pasur dhe konflikt me persona të tjerë.

Ndërkohë dyshimet paraprake janë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të kaluarës së tij vendin fqinj.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY