Ambasada Amerikane rifillon punën për aplikimet për Lotarinë Amerikane, përfitojnë viza një...

Ambasada Amerikane rifillon punën për aplikimet për Lotarinë Amerikane, përfitojnë viza një numër i vogël fituesish

105
0
Shares

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar sot për datën kur rinis procedimin e aplikimeve për Lotarinë amerikane. Në njoftim thuhet:

Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020.

Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje, shikoni këtu

Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY