Festa e ditëlindjes përfundon me plumba, vëllai i grabitësit serial plagos shokun...

Festa e ditëlindjes përfundon me plumba, vëllai i grabitësit serial plagos shokun në lokal

203
0
Shares

Ditëlindja për pak sa nuk është kthyer në ngjarje tragjike mbrëmjen e sotme në Tiranë. Kjo është dinamika e ngjarjes në rrugën “5 Maji”.

Sipas burimeve, Rexhep Gjeli po festonte ditëlindjen e tij, ku i pranishëm ishte edhe Kevin Cungu  kur mes tyre ka nisur edhe një debat.

Dyshohet se ata kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike pasi në lokalin ku ata ndodheshin janë gjetur disa doza të vogla hashashi. Ata dolen per tu sqaruar, por pas një debati, ai është përshkallëzuar deri në përdorimin e pistoletës.

Kevin Cungu ka plagosur me një plumb në këmbë Gjelin, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Kevin Cungu, eshte vellai i Markelian Cungut, shkruan ABC News, nje grabitës serial në Tiranë, i arrestuar disa herë që në moshë të vogël. Tashmë ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim për grabitjen në banesën e çiftit Laze të ndodhur në fillim të këtij viti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY