U infektua me koronavirus, flet nga spitali Berlusconi: Është një ferr i...

U infektua me koronavirus, flet nga spitali Berlusconi: Është një ferr i vërtetë…

92
0
Shares

Javën e kaluar ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u shtrua në spital pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Mjeku personal i Berlusconit, Luigi Giancrigillo deklaroi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet.

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos dhe është diagnostikuar edhe me pneumoni.

Së fundmi në një bisedë telefonike me senatorët e partisë së tij, Forza Italia, ai foli për gjendjen e tij shëndetësore duke u shprehur se po kalon një fèrr të vërtetë, dhe megjithatë ka ende shpresë që të shërohet.

“Unë jam duke luftuar për të kapërcyer këtë sëmundje, e cila është një fèrr i vërtetë, është tmèrrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Rafaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Unë bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem”, tha ish-kryeministri italian.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY