Drejtimi i KQZ/PD i kthen përgjigje Ruçit, personi që dërgojnë në Kuvend...

Drejtimi i KQZ/PD i kthen përgjigje Ruçit, personi që dërgojnë në Kuvend për përzgjedhjen e anëtarëve

102
0
Shares

Partia Demokratike i ka kthyer pergjigje Gramoz Ruçit, i cili kerkoi nga partite politike te dergonin perfaqesues per te konsultuar per organet drejtuese te KQZ.

Ne nje leter zyrtare, Gazmend Bardhi informon Ruçin për Oerd Bylykbashin.

“Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020″,-thuhet ne reagimin zyrtar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY