“Deti”, PD-Ramës: Pse një javë më parë kishte ku shtrihej Greqia dhe...

“Deti”, PD-Ramës: Pse një javë më parë kishte ku shtrihej Greqia dhe sot nuk paska?

33
0
Shares

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur me debatin e kufirit detar me Greqinë, që sipas tij po mundohet që të shpëtojë me batuta kur kapet në fragrancë. Të njëjtën gjë, thotë ish-deputeti demokrat, Rama bëri edhe me Kosovën.

Paloka shprehet se Rama dje në parlament përdridhej e përpiqej të fshihej për çështjen e detit me Greqinë.

Ai shton se Edi Rama është një matrapaz, që për interesa të tij shet gjithçka.

Rama eshte nje genjeshtar i pafytyre qe perdridhet e perpiqet te fshehe koken si struci sa here kapet ne flagrance me matrapazlliqet e tij. Kjo eshte faktuar me se nje here , matrapazlliku me detin eshte vetem rasti me i fundit. Doli fillimisht e deklaroi se “eshte e drejte e Greqise te zgjerohet me 12 milje”, ndersa dje e pame se si perdridhej me ato batutat e tij te lodhura! “Nuk ka ku te zgjerohet Greqia 12 milje” deklaroi nder te tjera.

Po pse nje jave me pare kishte ku shtrihej Greqia e sot nuk paska me ku te shtrihet ?! Cfare ndryshoi ?! Se “deti aty eshte nuk leviz” (keshtu ironizoi Rama dje). Atehere cfare ndryshoi qe e beri Ramen te perdridhet?  Vetem fakti qe ceshtja mori permasat e skandalit e matrapazi u kap dhe nje here ne flagrance.

Atehere kur edhe Pashai i tij ( Myslymi) u detyrua te  dale  publikisht e te pranoje se “ harta e paraqitur eshte rrezuar qe ne 2010 nga GJK”. Shqiptaret “ja kane marre doren”  matrapazlliqeve e perdredhjeve te Rames madje qe ne fillimet e tij politike.

A nuk beri te njejten gje me Kosoven? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lane te genjente gjate. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton ; Jo vetem qe ndarja e Kosoves ishte shtruar per diskutim po dhe “meriten” e propozimit , Vucic ja la Edvin Rames. Por kjo nuk e pengoi qe me pafytyresine tipike te tij,  dje ne sallen e Parlamentit , te arrinte deri aty sa marreveshjen e nenshkruar ne Washington ta konsideronte si marreveshjen per te cilen paskesh qene dakort qe ne fillim ky e Vucic, kurse ata qe i dogjen ne dore ndarjen e Kosoves , thjesht e paskan vonuar marreveshjen…Krejt i pafytyre, po i dale boje nderkohe. Shqiptaret , kudo qe jetojne e dijne mire se Rama eshte nje matrapaz qe per pushtetin dhe interesat e tij shet cdo gje” akuzon Paloka.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY