Aksident me vdekje në Sarandë, makina me tre persona përplaset fort me...

Aksident me vdekje në Sarandë, makina me tre persona përplaset fort me bordurën

100
0
Shares

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Sarandës. Automjeti tip Citroen me targa të Durrësit është aksidentuar me tre persona, nga të cilët një prej tyre ka vdekur.

Viktima është Armand Asllani, teksa dy të tjerë janë plagosur, saktësisht Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi.

Automjeti i cili u aksidentua është me targa të Durrësit, teksa trupi i pajetë i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY