PAMJE +16/Videoklipi që mbahej i fshehtë: Filmimet e çuditshme ku Kim Kardashian...

PAMJE +16/Videoklipi që mbahej i fshehtë: Filmimet e çuditshme ku Kim Kardashian ‘sjell në jetë’ Kylie Jenner

126
0
Shares

Kanye West dhe Tyga, dikur baxhanakë, u dedikuan një këngë Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, “Feel Me”, ku përmendën gjithë çfarë i bënin partneret e tyre respektive të ishin në qendër të vëmendjes, nga format trupore te makinat luksoze dhe kontratat milionadollarëshe.

Videoklipi u xhirua, por nuk u publikua kurrë, të paktën jo derisa regjisori Eli Russell Linnetz ta zbulonte në Instagram.

“Këtë e xhirova tre vite më parë. Askush nuk e ka parë. #feelme.” – shkroi ai.

Videoja zhvillohet në një pistë hipodromi, ku shfaqen njëra pas tjetrës Kylie dhe më pas Kim, të veshura me të brendshme. Në fund, Kim qëndron e ulur me këmbët e hapura dhe Jenner ecën drejt kamerës – duke dhënë idenë se motra më e madhe po e sjell në jetë. Skena u bë me qëllim për të trazuar pak ujërat te ndjekësit.

“Duket Kylie që del nga vagina e Kim. Kuptimi metaforik është se nuk do të kishte Kylie Jenner, pa Kim Kardashian.” – tha Linnetz për E!News.

View this post on Instagram

#kimkardashian #kyliejenner #feelme

A post shared by eli russell linnetz (@elirusselllinnetz) on

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY