Gjendet trupi i pajetë i 19 vjeçarit në Kukës, u mbyt në...

Gjendet trupi i pajetë i 19 vjeçarit në Kukës, u mbyt në rezervuar

65
0
Shares

Është gjetur trupi i pajetë i 19 vjeçarit të mbytur një ditë më parë në Kukës.

Sipas policisë këtë të premte është bërë i mundur gjetja dhe nxjerrja në breg e trupit të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

I riu kishte humbur jetën një ditë më parë në momentin që është futur për tu larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY