FOTO/Ndreu nxjerr testin e koronavirusit, por zbulon një shkelje të tij dhe...

FOTO/Ndreu nxjerr testin e koronavirusit, por zbulon një shkelje të tij dhe të Piperos

147
0
Shares

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka nxjerrë analizat e tamponit të koronavirusit për t’u treguar sikur thotë ai, miqve, shokëve, por edhe ish-kryeministrit Sali Berisha që ka rezultuar negativ edhe në testin e tretë që ka bërë.

Njoftim: Miqeve, shokeve dhe Saliut,  bashke me sorrogatot e tij digital qe edhe tamponi i trete sot rezultoi negativ” shkruan ai.

Por në dokumentin që tregon se ka rezultuar negativ, Ndreu, zyrtar i lartë i pushtetit vendor ka zbuluar edhe një shkelje. Për të kryer tamponët për të mësuar nëse je i infektuar apo jo me covid në Shqipëri përpos laboratorit shtetëror në ISHP janë edhe dy laboratorë privatë Spitali Amerikan dhe Intermedica.

Por kryebashkiaku, analizën e ka bërë në klinikën e mjekut Pëllumb Pipero, e cila nuk është e licencuar për të kryer analizat për COVID-in.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY