Takimet e para në Presidencë, çfarë propozimesh dhanë krerët e partive të...

Takimet e para në Presidencë, çfarë propozimesh dhanë krerët e partive të vogla

39
0
Shares

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, zhvilloi këtë paradite takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në fund të takimit, Dule tha për media se nuk ka një datë fiske, por PBDNJ propozon datën më të shpejtë të mundshme konform legjislacionit në fuqi për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Ndryshe ka thene nenkreu i PR,  Arian Madhi. Madhi tha se PR ka propozuar 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Arben Tafaj, përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar pas takimit me presidentin Ilir Meta se ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në të dielën e parë të përcaktuar në kodin e ri zgjedhor, 18 prill.

Tafaj tha se kjo është datë e përshtatshme për shkak se nuk pengon shqiptarët të largohen jashtë vendit për punë sezonale dhe është mes dy pashkëve

Pas takimit, dhe Shpetim Idrizi,  për mediat ka thënë se zgjehdjet duhet të mbahen sa më shpejt pasi sipas tij vendi është në krizë totale. Ai është ndalur gjerësisht në shqetësimin kryesor që ka ndarë në këtë takim me presidentin, Meta, atë të kufirit detar me Greqinë, pas zhvillimeve të fundit, pas kërkësës greke për zgjerim me 12 milje.

Ai ka akuzuar qeverine se po fsheh axhenden shqiptare dhe po avancon axhenden greke, duke thene se kete shqetesim e ka ndare edhe me presidentin Meta.

Ne debatin e fundit na është paraqitur edhe konventa e detit e 1982 duke referuar vetëm nenit 3 të saj, ku thuhet që cdo shtet ka të drejtë për ujërat territorial, por ky nuk eshtë rasti ynë se neni 15 i kësaj konvente shprehet qartë që këtë të drejtë vendet e kanë kur e lejon mundësia gjeografike, dhe ne nuk kemi 24 milje me Greqinë, e kemi në krah dhe përballë me Korfzin dhe dy ishujt.

I shpreha shqetësimin për marrëveshjen që u firmos mes Italisë dhe Greqisë për zonat ekskluzive, se në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtën të zgjerohen me 12 milje, që cenon direkt zonën ekskluzive që ne do ndalojmë me Italinë dhe Greqinë. Më vjen mirë që Rama se fundi ka bërë një tërheqje, mesa duket ka arritur ta leojë edhe vetë pikën 15 të konventës.

Në këtë kontekst theksoj dhe bëj të qartë që qeveritë shqiptare janë nën sindromën e Shën Naunit dhe qeveria jone nuk duhet të pranojë devizën e Greqisë dhe Serbisë, që ca është e tyre është e tyre he ca është e shqipërisë është e diskutueshme. Shqiperia  ka lëshuar nga padrejtësisë 30% të terrortit, e kam parasysh Camërinë”- tha ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY