Rama një prind në hall: ”Hajde shpjegoja Zahos pse duhet të lash...

Rama një prind në hall: ”Hajde shpjegoja Zahos pse duhet të lash duart”

60
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama nuk ndalet me deklaratat e tij për vitin e ri shkollor që sipas tij do të jetë më i vështiri, jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit e tyre. Teksa foli nga Vlora, teksa përuronte hapjen e një shkolle të re, Rama u shpreh se kostoja psikologjike e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi është shumë e lartë.

“Na është dashur ta marrim këtë vendim shumë të vështirë. Vendim i vështire sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar, e para unik është e vërtetë për të gjithë fëmijët kjo. E dyta fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues.

Pra e marrin dhe e shëllin në shtëpi. Do kemi prapë rritje të numrave. Por nga ana tjetër kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave dhe e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi është e madhe dhe pasojat që mund të lërë kjo ndarje kaq e gjatë me shkollën janë të mëdha. 

Të jesh strikt, por të jesh I duruar sepse nuk bëhet kjo me britma, me ulërima me imponim, por duhet me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun, pse duhet të mbash maskën, pse duhet të lash duart…hajde shpjegoja. Shumë i vështirë”, tha kryeministri Rama, i cili duket se ka zgjedhur të kthehet te një nga pikat e tij të preferuara, atë të na bërit të besojmë se dhe familja e tij është e njëjtë me atë të të gjithë shqiptarëve.

Pjesë nga biseda Rama-Leli:

Dritan Leli: Godina ka sistem ngrohje dhe ftohje, hapësirë sportive. Ky është një investim 50% nga bashkia e Vlorës, dhe 50% nga Ministria e Arsimit. Kjo është ndër shkollat më të mira sa i takon standardit në Vlorë.

Rama: Shkolla është super, fantastike. Ishte në gjendje të tmerrshme eh?!

Leli: Po. Ka qenë ekzistuese.

Rama: Ky vit shkollor ka sfida. Na është dashur që të marrim këtë vendim të vështirë. Sa e kemi ndjekur, të gjithë shtetet po e marrin. Është vendim i vështirë, pasi edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Midis te dyjave, ne kemi bere këtë zgjedhje. Rolin e posaçëm e keni ju në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohet me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY