“Mashtrimet e Beqes për farmaceutikën dhe mallkimi i qytetarëve për të”

“Mashtrimet e Beqes për farmaceutikën dhe mallkimi i qytetarëve për të”

38
0
Shares

Doktor Besnik Jakaj me nje postim te gjate ne rrjetet sociale, nuk ka kursyer nje pergjigje ndaj deklaratave te fundit te ish-ministrit Ilir Beqja.

Jakaj i ka kujtuar atij se ndryshimi i Ligjit të Barnave dhe Shërbimit Farmaceutik në datën 03/09/2014 në Shqipëri ka dëmtuar në mënyrë fatale cilësine dhe sigurine e barnave në vendin tonë, duke e çuar kështu në largimin e disa kompanive famaceutike nga me prestigjozet në botë.

Jakaj thote se vetem për ti shërbyer klientelizmit dhe kompanise se tij  të barnave, u lejua importi paralel i barnave, duke i hapur rrugë futjes së barnave jo cilesore jo efikase, të falsifikuara, të ripaketuara e kondrabanduara në Shqipëri.

Jakaj akuzon Beqjan se  po genjejne në mënyrën më të paskrupullt dhe pa asnjë argument duke thënë që iplementimi i reformës u ka kursyer shqiptarve 70 milion USD.

“Ju bëni llogaritë e trajtimit të Covid-19 duke llogaritur, kombinimin e dy atibiotikeve, një kortikosteroidi, një antikoagulanti, një antipiretiku dhe vitamino-terapi, dhe thua që sot kushtojnë 9,600 lek, dhe para reformës kushtonin 49 000 lek, duke gënjyer hapur, pasi ben sikur e ke harruar cilesinë e tyre.

Këto kombinime për 7 ditë trajtim, në varësi të cilësisë së tyre në Shqipëri kushtojnë me cilesi të dobet (në varësi të prodhuesit) 22,800 leke, me cilësi të mirë dhe nga kompani prestigjoze kushtojnë 38,900 leke.Prandaj rezultatet e trajtimit të pacientëve në shtëpi kanë qënë dhjetra herë më të mira se në spital. Humbjet e jetës janë dhjetra herë më të ulëta te pacientët që trajtohen në shtëpi se sa ata që trajtohen në spital, dhe e gjitha kjo ka të bëjë me cilësinë e barnave. Jo më kot shumica e vdekjeve në spitalet Covid janë nga Tromboembolite…

Qytetarët shqiptarë e dinë mirë se sa me vështirësi po i sigurojnë barnat për trajtimin e Covid-19 dhe me çfar kostoje”,-shprehet Jakaj ne analizen e tij.

Jakaj i drejton dhe disa pyetje si me poshte: 

Sa analiza ka bërë në një vit agjencia kombëtare e barnave dhe paisjeve mjeksore?!?
(80% me pak se përpara).
-Sa barna ka bllokuar e çregjistruar për mungesë efekti apo efek te demshem?!?(prej disa vitesh asnje).
-Pse sapo ndryshuat ligjin e nxorrët nga funksioni Qëndrën e Farmakovigjilencës?!? Shkenca që merret me hulumtimin dhe mbikqyrjen e sjelljes së barit në treg, e ngritur dhe e konsoliduar në vitin 2009-2012 me shumë përkushtim dhe me ndihmen e E.M.A (agjencia evropiane e barnave), F.D.A, (agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave), Uppsala monitoring centre, e shumë partner të tjerë ndërkombëtarë, e cila u miratua me ligj.
U hartua plani e strategjia kombëtare e monitorimit të barnave nëpër mes 5 konferencave shkencore nderkombëtare,dhe fal kësaj strukture shkencore pë tre vite janë bllokuar e hequr nga tregu 11 barna jo cilësorë dhe pa efektin e duhur.
-Përse ka 6 vite që nuk zbatohet detyrimi ligjor për tu bërë analizimi i konformitetit te çdo loti të importuar për hër të parë?!?
-Përse ka mbi 6 vite që aparaturat e laboratorit të barnave janë të pavaliduara në bazë të ligjeve kombëtare e ndërkombëtare?!?
-Përse ka mbi dy vite që laboratori i analizimit të barnave nuk funksionon fare?!?

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY