EMRAT/3 persona në Tiranë do deklarojnë pasurinë, të dënuar për vjedhje dhe...

EMRAT/3 persona në Tiranë do deklarojnë pasurinë, të dënuar për vjedhje dhe vrasje për gjakmarrje

103
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon deklarimin e pasurisë 3 personave nga Tirana, të cilët janë dënuar për vjedhje me dhunë, dhe vrasje për gjakmarrje.

Burimet bëjnë me dije se shtetasit që duhet të deklarojnë pasurinë janë:

Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;

Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;

Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY