FOTO/Rama uron infermieren e Covid 2: Me fat, që kemi njerëz si...

FOTO/Rama uron infermieren e Covid 2: Me fat, që kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë

57
0
Shares

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë e ka nisur me një urim për një nga infermierët në spitalet Covid. Rama përmes një postimi në Facebook, i ka uruar ditëlindjen Luljeta Durajt, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.

Në urimin e tij shefi i qeverisë thekson se janë ditë që duhet të ndjehemi me fat që në një kohë pandemie kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë.

Me urimin për një fundjavë të qetë për të gjithë ju, i uroj ditëlindjen një prej heroinave të heshtura, që edhe në ditëlindjen e saj është mes pacientëve që luftojnë me virusin e rrezikshëm COVID19.

Prej 18 vitesh në shërbim të pacientëve, këto janë ndër ditët e vështira për Luljeta Durajn, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po janë edhe ditët kur mund të ndjehemi me fat, që kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY