“Tenderi i AKSHI-t fiktiv”/ PD nxjerr dokumentet: 1 mld lekë për një...

“Tenderi i AKSHI-t fiktiv”/ PD nxjerr dokumentet: 1 mld lekë për një sistem që ekziston që prej 2013-ës

53
0
Shares

as lajmit se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender të ri për blerje shërbimi automatizimi dhe monitorimi të aktivitetit për inspektorët tatimore, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa thotë se tenderi i AKSHI-t  me vlerë 1 mld lekë është fiktiv, pasi fituesi është paracaktuar.

Sipas Hasës duhet të vihen para përgjigjësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje, që sipas PD është vjedhje e pastër e shqiptarëve.

“Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë. Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliardë lekë të taksave të shqiptarëve do ti paguhen Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezulton se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

“Kompania në fjalë, vetëm për një muaj e gjysmë, nga 6 korriku 2020 deri sot,  ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI. Të gjitha afër fondit limit dhe pa konkurencë.

Në një kohë që bizneset mbyllen se s’kanë mbështetje dhe qytetarët mbeten pa punë se vendet e punës shkurtohen, qeveria Rama ju grabit shqiptarëve përmes kësaj kompanie edhe 10 milion lekë në ditë para nga taksat e tyre për dy vite me radhë.

Qytetaret janë në vështirësi ekonomike, pandemia ka mbërthyer vendin, por motivi i vetëm i qeverisë Rama është vjedhja pa ndalim. Abuzimet dhe tenderat korruptive nuk rreshtin asnjë ditë!

Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë penale e çdokujt të përfshirë në këtë vjedhje të pastër të parave të shqiptarëve duhet të jetë përparësi absolute e SPAK dhe organeve të drejtësisë.

Për të ndihmuar biznesin e ndershëm dhe për eliminuar korrupsionin ka vetëm një zgjidhje: largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij te korruptuar dhe grabitqar”,-denoncon ish-deputeti.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY