EMRI/Ndërron jetë ish-kreu i Gjykatës së Lartë, nuk përballoi dot operacionin e...

EMRI/Ndërron jetë ish-kreu i Gjykatës së Lartë, nuk përballoi dot operacionin e fundit

71
0
Shares

Ndërron jetë Thimio Kondi në moshën 72 vjeçare, kostitucionalisti, avokati, ish- ministri i Drejtësisë dhe ish- kreu i Gjykatës së Lartë në vitet 1997 -1999. Kondi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.

Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitet 1982-1990 ka ushtruar detyrën si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008, Kondi ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve 1999 – 2008 Kondi ka ushtruar funksione dhe detyra ex-officio të tilla si Anëtar i Këshillit të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare.

Gjatë viteve 2008- 2013 ka ushtruar profesionin si Avokat. Kondi ishte Anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY