SKRAPAR/ Tre drejtues lokale te perfshire ne parcelat e kanabisit

SKRAPAR/ Tre drejtues lokale te perfshire ne parcelat e kanabisit

184
0
Shares
Shërbimet e Policisë Skrapar dhe Poliçan kanë konstatuar në dy fshatra të territorit Skrapar dhe Poliçan, të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar dhe Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:
F.T, 43, vjeç, banues në fshatin Pronovik, për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” , për rastet e evidentuara  në  territorin e fshatit Usti.
E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Valë, me detyrë kryeplak i fshatit Valë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimës narkotike”
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative,  E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç, banues në Poliçan, me deryrë Specialist pyjesh pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Policia ka shpallur në këkrim policor edhe tre shtetas  të tjetër të dyshuar si autorë, ku për arsye hetimi nuk bëhet me dije të dhënat të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY